Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Një zyrtar amerikan pretendon se është bërë progres në bisedimet midis Iranit dhe Omanit, me qëllim rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit.
“Presim një marrëveshje së shpejti,” thotë një zyrtari amerikan në Uashington në një deklaratë të dërguar gazetarëve, transmetojnë mediat izraelite.
Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se një marrëveshje është e afërt që nga e shtuna, kur ai anuloi një sulm të madh ushtarak kundër objekteve energjetike iraniane. Raportet e fundit kanë treguar se palët kanë arritur një marrëveshje kornizë.
“Pasi të shpallet një marrëveshje për të rivendosur transportin tregtar pa pengesa, SHBA do të heqë bllokadën e porteve iranian. Veprimet e SHBA-së do të vazhdojnë të jenë të bazuara në performancë dhe të lidhura me zbatimin e angazhimeve të Iranit,” thekson zytari.