Pamje të rralla/ Kur Ramush Haradinaj hynte në Pejë dhe kërkonte sigurinë e serbëve
Ushtarët e UÇK-së vazhduan të mbanin vendet e tyre në kodrat përreth Kosovës dhe sidomos në mesin e komunitetit, në rast mbrojtjeje nga një konflikt i armatosur edhe pse civilët nuk rrezikonin.Ndërkohë, trupat italiane si pjesë e misionit të KFOR-it dhe NATO-s, ishin duke punuar për të çarmatosur ushtarët.Rrugët e qytetit veriperëndimor të Kosovës po mbusheshin jo vetëm me shqiptarë të cilët po ktheheshin në shtëpitë e tyre, por edhe me ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Por, nga ana tjetër, rebelët prej muajsh ishin fshehur në kodrat e Pejës duke siguruar pozicionet e tyre në rast konflikti me forcat serbe dhe se prania e tyre kishte shkaktuar frikë në mesin e civilëve serbë, për shkak të ndonjë hakmarrkeke për masakrat kundër shqiptarëve nga forcat serbe, edhe pse NATO në mënyrë të përsëritur u kishte bërë me dije se do të ruajë sigurinë e tyre.Por, një nga komandantët e KLA-së, me emrin “Ramush”, ka kërkuar se është e nevojshme që të ruhen një pjesë e civilëve serb, të cilët dyshohen se kishin lidhje me ushtrinë serbe.“Unë dua që të keni parasysh se disa nga civilët serbë që janë në Kosovë, janë pjesë e trupave speciale serbe dhe që kanë qëllime të këqija”, tha Haradinaj, duke theksuar se civilët serbë që jetojnë në Kosovë nuk do të dëmtohen.“Ne kurrë nuk do të donim shkatërrimin e çdo vlere të serbëve apo të atyre nga Mali i Zi. Në çdo mënyrë, ne jemi duke u kujdesur për vlerat fetare në Kosovë, siç janë manastiret, varresat, apo siç janë pronat”Ushtarët italianë që përbëjnë kontingjentin e NATO-s dhe KFOR-it, ishin në përpjekje për të çarmatosur antarët e UÇK-së, të cilët vazhdonin të endeshin në rrugët e Pejës.Ende nuk ishte lëshuar asnjë urdhër për afatin e çarmatimit të plotë, por ishin duke bashkëpunuar me grupe të vogla për mbledhjen e armëve të tyre.Gjithashtu, NATO kishte marrë kontrollin në një pjesë të madhe për garantimin e sigurisë në Kosovë, për të mos i lënë vend vakumit të lënë nga tërheqja e forcave serbe./ZgjohuShqiptar.info