Politikani europian i “zbarkoi” te selia, Sali Berisha rrëfen bisedën me të: I tregova që afera e AKSHI-t më e rëndë se ajo e “Epstein”, i fola edhe për Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një takim në selinë blu me eurodeputetin Michael Gahler, i cili është gjithashtu edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamenti Europian.

Ka qenë vetë lideri i të djathtëve ai i cili ka zbuluar më tepër detaje lidhur me këtë takim. Sipas Berishës, ai i shprehu politikanit europian shqetësimet e opozitës, duke i përmendur kështu edhe skandalin e AKSH-it, të cilën e ka krahasuar me dosjen famëkeqe të “Epstein”.

“Po ashtu bëra edhe një panoramë të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen direkt të Kryeministrit me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila për Shqipërinë tejkalon aferën Epstein jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike”, shkruan Sali Berisha.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë në legjislacion, me synimin për të krijuar, sipas tij, një mburojë ligjore për korrupsionin e tij dhe të ministrave.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Sot prita në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europiane.

Gjatë takimit që u përshkua nga fryme e hapur dhe mirkuptimi i shpreha përfaqësuesit të lartë europian shqetësimet e opozitës për “afera Balluku” dhe Aksh-it, përpjekjet e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacion me qëllim krijimin e një mburoje për korrupsionin e tij direkt dhe ministrave të tij.

Theksova se amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian. Opozita e mbështet pa kushte procesin e intengrimit në BE, por kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës i bazuar në meritë dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria.

Po ashtu bëra edhe një panoramë të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen direkt të Kryeministrit me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila për Shqipërinë tejkalon aferën Epstein jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike.

Bashkë me Gahler u ndalëm edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe ku u shpreha i kënaqur me faktin se një mison vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të shihte vetë ato shkelje të rënda që thekson raporti i OSBE, por edhe 7 rezoluta ndërkomëbtare, që i kanë dënuar hapur zgjedhjet e manipuluara shqiptare. Lidhjet e Edi Ramës me Kartelet e drogës ishin gjithashtu çeshtje ë diskutuan gjerësisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT