Gardianët i hapën dyert me duart e veta, del VIDEO: Momenti kur shqiptari ia mbath me vrap nga burgu grek (SKEMA-EMRI-FOTO)

Është publikuar pasditen e sotme video e momentit kur i burgosuri shqiptar 48-vjeçar arratiset nga burgu i Koridhalos.

Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al më parë, bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, arratisja e të cilit ndodhi gjatë kohës së ushqimit, pasi 48-vjeçari punonte në Depon Qendrore të Materialeve të Burgut dhe merrte pjesë në një punë transporti buke.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shqiptari shikohet duke vrapuar për t’u larguar nga zona e paraburgimit.

Referuar hetimeve paraprake, konfirmohet se arratisja e shqiptarit ka ndodhur afërsisht në orën 08:30, ndërsa procesi i ushqimit ishte duke u zhvilluar në burg.

Sipas Policisë Helenike, shqiptari ishte i dënuar me burg për raste të lidhura me drogën. Po ashtu mësohet se 48-vjeçari ishte transferuar në Koridhalos nga burgu i Korfuzit, ku ishte mbajtur më parë.

Ndërsa bëhet me dije se në lidhje me këtë ngjarje, janë vënë në pranga 2 oficerë nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Pire, të cilët akuzohen për lirimin e një të burgosuri.

Por kush është shqiptari që “ngriti në këmbë” burgun e Koridhalosit?

Newsbomb.al mëson se i dënuari shqiptar që humbi gjurmët nga burgu ku kryente dënimin është Edmond Tafa në burgun e sigurisë së lartë Koridhalos në Athinë, i konsideruar si burgu më i sigurt në Greqi dhe njëkohësisht burgu ku strehohen pjesa më e madhe e kriminelëve që kauzohen për vepra të rëndë penale.

Mediat greke shkruajnë se Tafa kishte një sjellje model në burg. Ai merrte leje dhe nuk e shkelte kurrë atë. Punonte qetësisht te magazina e ushqimeve të burgut.

Mirëpo mëngjesin e sotëm ai shfrytëzoi mundësinë për të mos pritur vitin 2031, kur ai do të fitonte ligjërisht lirinë.

Tafa mësohet se ka shfrytëzuar momentin kur për shkak të një kamioni që do të furnizonte burgun me ushqime mundësuan hapjen e derës së qelisë. Sapo dera u hap, shqiptari  mori plehrat  duke u shtirur se do t’i hidhte dhe ia mbathi në vrap.

Rojet e burgut kanë hapur të dyja portat kryesore të sigurisë, një veprim shkaqet e të cilit deri më tani mbeten të paqarta.

48-vjeçari shqiptar ka kaluar portat duke u larguar me vrap nëpër rrugicat e zonës përreth burgut, raporton media greke.

Edmond Tafa, i datëlindjes 1978 (48 vjeç), po vuante dënimin nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I burgosuri ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Athinës me një dënim me burg prej shtatë vjetësh, gjashtë muajsh dhe katër ditësh dhe duhej të lirohej në korrik 2031.

Nga hetimet e para dyshohet se arratisja ishte e mirëorganizuar dhe se shqiptari ka pasur bashkëpunëtorë jashtë rrethimit të burgut, të cilët e kanë ndihmuar të zhduket nga zona.

Gardianët i hapën dyert me duart e veta, del VIDEO: Momenti kur

Shqiptari Edmond Tafa

Back to top button
LAJMET E FUNDIT