“Shqipëria nuk është shtëpi publike, që t’i fusim një palë zgjedhje”, Fevziu i përgjigjet Edi Ramës: Këtë ke të vetmen zgjidhje (SHPJEGIMI EDHE PËR PROTESTUESIT)

Blendi Fevziu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit e përmendi në Elbasan për deklaratën e zgjedhjeve të parakohshme. Gazetari i njohur i mëshon faktit se në situatën në të cilën gjendet aktualisht vendi, me protesta të vazhdueshme në kryeqytet dhe jo vetëm, në Shqipëri mund të mbahen zgjedhje të reja.

Megjithatë ai prek edhe disa pika të rëndësishme për protestuesit, të cilëve u shpjegon se si duhet adresuar protesta, nëse në vend kërkojnë ndryshim të pushtetit. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Fevziu shprehet:

“E prapë, nuk zgjidhje tjetër, vetëm zgjedhjet. E pranon apo s’e pranon. Tani kam 3-4 gjëra për të dyja palët. Rama thotë nuk ka zgjedhje, i kam fituar vitin e kaluar, zgjedhjet janë në 2029. Kjo vjen se i keni dhënë 86 vota dhe ai nuk kërcënohet nga asgjë. Nëse Ramën do ta detyrojë protesta dhe protestuesi të japë dorëheqjen, prapë do të shkojmë në zgjedhje. Por, duhet të jetë protesta në të tjera përmasa. Prapë do shkojmë në zgjedhje dhe prapë ai do të paraqitet në zgjedhje. E dyta kam 4-5 reagime nga protestues ose njerëz, që më thonë: E para do të kërkojmë qeveri teknike. Po kush do ta votojë qeverinë teknike? Rama dhe Berisha në parlament, sepse qeveria teknike kërkon 71 vota në parlament që të bëhet. E para, pra duhet të japë dorëheqjen Rama me dëshirë dhe të votojë me deputetët e tjerë të Berishës një qeveri teknike. Kjo qeveri teknike që votohet nga PS dhe PD, kush do të jetë? Ka njerëz që më thonë, ne nuk hymë në zgjedhje nëse hyn Berisha dhe Rama. Po nuk ka në asnjë vend të globit që ti t’i ndalosh një qytetari, të drejtën për të hyrë në zgjedhje. Dhe e treta, nëse shkohet në zgjedhje, si do të adresohet kjo protestë nëse nuk ka formacion politik? E dëgjoj që thonë që ne jemi të zhgënjyer nga politika. Po, po a ka ndonjë vend në botë që nuk drejtohet nga politikë? Politika është e vetmja mënyrë dhe e vetmja strukturë që mund të drejtojë vendin. Mund të kërkoni largimin e politikanëve të vjetër dhe ardhjen e politikanëve të rinj, po që të mos ketë politikë, kjo nuk ekziston askund në botë. Kështu që prapë zgjidhja janë zgjedhjet!”

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan për 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste ku ndër të tjera përmendi Fevziun duke thënë: “E patë Fevziun? Fevziu tha se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Fevziu, sa herë del ndonjë aty në bulevard, do zgjedhje. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje tha. Edhe Rama të konfirmohet, edhe këta ta nxjerrin dufin. Po pse me, çfarë është Shqipëria, shtëpi publike që kushdo që do me nxjerr dufin, ti shkon dhe i fut një palë zgjedhje?”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT