“Nuk ka këlysh k*rve që ma merr tokën!”, banorët e Rrjollit nuk ndalen, me duar të GJAKOSURA konfrontohen fizikisht me policët, ndërhyn dhe kompania private e sigurimit “Breçani Security”

Situata mes banorëve të Rrjollit dhe policisë ka degarduar deri në përplasje fizike, arrestime e gjuhë ofenduese, Në protestën e sotme.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur policia dhe banorët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin. Situata mes tyre ka agravuar deri në grushte e shtyrje me forcë të banorëve.
“Përjashtë more, ejjjj” dëgjohen të bërtiturat e banorëve në videon e siguruar nga burimet.
Përveç Policisë së Shtetit, në protestën e sotme kanë ndërhyrë dhe efektivë policie të kompanisë private “Breçani Security”, të cilët tentuant të ndalojnë agravimin e përplasjet me banorët.
Në foton e siguruara nga burimet, një person pas përplasjes me një nga efektivët ka përfunduar me dorë të gjakosur.
Edhe ditën e sotme, policia shoqëroi disa nga protestuesit. Por pavarësisht shoqërimeve të shpeshta nga blutë e vendit, banorët janë shprehur se asgjë nuk i ndal ata për të mbrojtur tokat e tyre.
“Deri në vdekje!”, dëgjohet njëri prej protestuesve.
Ndërsa një tjetër banor dëgjohet teksa thotë: “Veç liri do ketë, nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë”.