“Më ka thënë z.Rama se…” U zgjodh kryeinspektor Dash Sula tregon si “u afrua” me kryeministrin: Unë kam konstatuar një veçori te ai

Dashnor Sula, së fundi ka marrë postin e Kryeinspektorit, pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe kritika të ashpra në sallë ne Parlamentit, me kryeministrin Edi Rama, e ky ishte lajmi kryesor i kësaj javës së fundit.
Sula ka zbuluar arsyet se përse e pranoi ftesën e kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës, dhe ka reaguar mbi “sulmet” që tashmë janë bërë të herëpashershme nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një itervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça.
Më poshtë mund të lexoni intervistën:
Gazetarja: Zoti. Sula ju vini nga një karrierë e gjatë politike 20 vite në logon e PD, nga një zë kritikues tashmë do të jeni bashkëpunëtor me mazhorancën. Si e pranuat ftesën e Kryeministrit Edi Rama?
Dashnor Sula: Dhunshëm u përzura dhe nuk kisha asnjë të ardhme që të përfshihesha për të dhënë këtë kontribut. Z.Rama më hodhi dorashkën dhe më paraqiti sfidën për të marrë pjesë në ndërtimin e një institucioni të shtetit shqiptar.
Gazetarja: A patët dilema për të pranuar detyrën e Kryeinspektorit pasi me reformën e re ju do të keni 17 inspektoriate për të menaxhuar. A mendoni se do të quheni tradhtar nga pala tjetër?
Dashnor Sula: Fillimisht e kisha të vështirë. Por më ka thënë z.Rama se qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm socialistët, qytetarët shqiptarë janë edhe ata me bindje të tjera e demokratike. Dhe kostumin e politikanit unë e kam lënë në shtëpi dhe kam veshur kostumin e një nënpunësi të shtetit.
Gazetarja: Si ndodhi afrimi me Edi Ramën, pasi ju keni qenë kritikues ndaj njëri-tjetrit për një kohë të gjatë në Parlament?
Dashnor Sula: Unë kam konstatuar një veçori dhe atë e ka Edi Rama dhe rrallë një politikan tjetër në Shqipëri. Nëse do të gjeni një moment të vetëm që z.Rama është një person që i hyn në familje të politikanit tjetër. Nuk ka. Këtë cilësi e kam pas dhe unë në politikë.
Gazetarja: A mendoni që e tepruat kur thatë që e vlerësoni vizionin e Ramës?
Dashnor Sula: Nuk mund të mohohet që Edi Rama ka sfidë të fusë Shqipërinë në BE.
Gazetarja: Po reagimin e Berishës si e pritët ?
Dashnor Sula: Nuk do ja lejoja vetes dhe nuk do të ishte e moralshme që të vazhdoj të bëj komente politike.
Gazetraja: Tashmë ju keni marrë detyrën e Kryeinpektorit, cilat janë sfidat që ju janë caktuar?
Dashnor Sula: Të shkëputemi nga modeli që ka qenë përgjatë këtyre 35 viteve dhe shpresoj se deri në fund të vitit të kemi një sistem të digjitalizuar.