E FUNDIT/ Deputeti i Partisë Demokratike dërgohet në spital, helmohet në protestë nga gazi i hedhur

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shoqëruar në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e gazitlotsjellës të hedhur nga forcat e Policisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Boçi është helmuar nga gazi që ka konsumuar në mjedisin ku ka qenë në protestë.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekësve, ndërkohë që protesta e opozitës është duke vijuar.
Vijon…