Kur një apartament shitet te 10 persona! Ministri: Noterët do të verifikojnë çdo leje!

Në mbledhjen e sotme, 14 tetor, të dy komisioneve, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari deklaroi se shumë shpejt do të rishikohen Kodi Civil dhe Penal, për të gjitha problematikat ekzistuese.
Sa i takon “ngërçit” juridik me noterinë, informoi se ka një kontratë mes ASHK-së (Agjencia Shtetërore e Kadastrës) dhe AZHT-së (Agjencia e Zhvillimit të Territorit), për ndarjen e informacionit dhe pasqyrimin e tij në regjistër, lidhur me lejet ndërtimore.
“Unë do informoj me zhvilimet më të fundit në këtë drejtim lidhur me kontratat fiktive, shitjen e apartamentit te 10 persona të ndryshëm, etj. Tashmë ka nisur hedhja e të dhënave në regjistër, por më duhet të them se kjo mbetet në vullnetin e noterëve për të verifikuar nëse është dhënë leja ndërtimore ose jo.
Nuk mund të regjistrohet asnjë kontratë mes palëve nëse nuk janë lejet përkatëse”, deklaroi ministri.