Nuk u lejua në Botëror, gjyqtari pritet si hero në vendlindje

Gjyqtari somalez Omar Artan është rikthyer në Mogadishu pasi iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në aktivitetet përgatitore të Kupës së Botës.

Artan ishte përfshirë në listën përfundimtare të FIFA-s dhe pritej të bëhej gjyqtari i parë nga Somalia që do të arbitronte në një Kampionat Botëror.

Sipas autoriteteve amerikane, hyrja e tij u refuzua për shkak të një kontrolli sigurie, pa u dhënë detaje shtesë. Pas këtij vendimi, FIFA e largoi atë nga lista e gjyqtarëve të turneut.

Në kthimin e tij në Mogadishu, Artani u prit si hero nga qytetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe zyrtarë të futbollit somalez.

Gjatë një fjalimi në aeroport, ai deklaroi se synon të arbitrojë në Kupën e Botës së ardhshme.

“Ju premtoj, me vullnetin e Zotit, se do të jem në kampionatin e ardhshëm. Varet nga të gjithë ne të mbrojmë emrin e Somalisë. Somalia na përket neve, pavarësisht nëse është në gjendje të keqe apo të mirë. Ai flamur na përket neve dhe ajo pasaportë na përket neve”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT