Kreditë problematike, në rënie! BSH: Huatë me probleme zbritën në 3.75%

Niveli i kredive me probleme ka pësuar rënie në muajin prill të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Më konkretisht rezulton se huatë me probleme zbritën në 3.75% në prill nga 3.85% që ishin në mars duke rezultuar një ndër nivelet më të ulëta gjatë viteve të fundit.

Ky tregues ka shënuar gjithnjë e më shumë edhe rënie vjetore pasi në muajin prill të vitit 2025 ishte në vlerat 4.03% referuar shifrave zyrtare.

Këto tregues konfirmojnë qëndrueshmërinë ekonomike të vendit çka ka bërë që bizneset dhe qytetarët të paguajnë në kohë këstet e kredive te tyre.

Nga ana tjetër njëherësh të dhënat konfirmojnë edhe ecurinë e mirë të sektorit bankar i cili për shkak të qëndrueshmërisë së raportit të kredive me probleme ka dhënë më shumë hua për ekonominë.

Zgjerimi i huadhënies së re është mbështetur kryesisht nga bizneset si për investime ashtu edhe për zgjerim.

Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 20.55 miliardë lekë në shkurt, nga 17.75 miliardë lekë një vit më parë, ose rreth 15.8% më shumë.

Në muajt e parë të këtij viti, ecuria e raportit të kredive me probleme ka qenë e luhatshme, por ka qenë nën vlerat e 3.85% ndryshe nga viti 2025 që ka regjistruar vlera deri në 4.37% sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme gjatë këtij viti kanë rritur ndjeshëm rreziqet inflacioniste, situatë e cila do të jetë evidente në vendin tonë për sa kohë edhe konflikti do të vijojë.

BSH, KREDITE ME PROBLEME

PRILL 3.75%

MARS 3.85%

SHKURT 3.80%

JANAR 3.85%

Back to top button
LAJMET E FUNDIT