Kush zëvendëson kë!? Ja cilët janë PROFILET e ministrave të rinj të qeverisë Rama

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë këtë të enjte ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke ndryshuar gati gjysmën e ekipit të tij me të cilin nisi këtë mandat të ri në Shtator 2025.
Newsbomb.al sjell më poshtë listën me profilet e ministrave të ndryshuar nga Kryeministri Edi Rama:
Ferit Hoxha merr tashmë postin si ministër i ri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëson Elisa Spiropalin, ai është një diplomat i cili është bashkuar me Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991. Më tej ai ka shërbyer si Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork, përgjatë vitit 1995. Më tej ai ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Marrëdhënieve Muliterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1998 dhe 2001, shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Luksemburg.
Hoxha po ashtu ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Francë, si edhe Sekretar i Përgjithgshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nga viti 2009 deri në vitin 2015, ishte Ambasador dhe Përfaqësues i Përs permanent i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Ambasador i Jo-rezident i Shqipërisë në Kubë. Duke filluar prej nëntorit 2015 deri në mars të 2018-ës ai ishte Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Nga marsi 2018 deri në tetor 2021, shërbeu si Ambasador dhe Dërguar i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, në Paris. Më 30 shtator 2021, ai u emërua Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe Ambasador Jo-rezident i Shqipërisë në Kubë.
Ndërsa Elisa Spiropali- mbajti për 5 muaj detyrën e Ministres për Punët e Jashtme, ndërsa para saj ajo ka shërbyer si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në legjislaturën e tij të X-të. Nga Janari 2019 deri në Korrik 2024, Znj. Spiropali shërbeu si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, detyrë në të cilën u riemërua në Shtator 2021.
Ermal Nufi ka marrë tashmë postin si Ministër i Mbrojtjes duke zëvendësuar Pirro Vengun , ai deri më tani ka mbajtur pozicionin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Duke filluar nga viti 2013 ai është licencuar si avokat nga Dhoma e Avokatisë, ku edhe ka shërbvyer si anëtar i Këshillit të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021 z. Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare.
Po ashtu me vendim të këshillit të ministrave Nufi është emëruar si kryetar i Bordit Menaxhues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Pirro Vengu është emëruar që prej fundit të mandatit Rama 3 si ministër i Mbrojtjes, dhe u riemërua përsëri në “Rama 4”, ku në total shërbeu për plotë 19 muaj.
Para se të merrte këtë detyrë, z. Vengu ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, duke nisur nga 2019.
Në periudhën 2017 deri në 2019 ai ka ushtruar funksionin e drejtorit të Antikorrupsionit, në Kryeministri. Ndërsa nga 2013 deri në 2017, z. Vengu ka qenë shef në Kabinetin e Ministrit të Jashtëm.
Më herët, gjatë viteve 2010 – 2013, z. Vengu ka mbajtur rolin e koordinatorit të programeve kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë). Në periudhën e vitit 2009 – 2010 ai ka punuar si asistent i programeve, European Council on Foreign Relations në Paris.
Enea Karakaçit i është besuar posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Belinda Ballukut.
Më parë Karakaçi ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai fillimisht ka ounuar pranë Entit Rrugor të Energjisë dhe më vonë është punësuar në Ministrisë e Energjisë ku edhe ka mbajtur poste të ndryshme.
Sa i përket Belinda Ballukut ajo ka mbajtur nga shtatori i vitit 2013 pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në ALBCONTROL Sh.A., (Agjencia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë). ,ë vonë në 17 janar të 2019-ës ajo mori detyrën si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka mbajtur detyrën si zv.kryeministre që prej korrikut 2022.
Ndërkohë detyrën si zv. Kryeministre tashmë do ta marrë Albana Koçiu e cila dei më tani ka shërbyer si Ministre e Brendshme. Ndërsa më herët, Albana Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike, që prej vitit 2013.
Në kuadër të kësaj detyre, znj. Albana Koçiu u emërua nga qeveria shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian, duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR).
Erjona Ismailit i është besuar detyra si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin e mbajtur deri më tani nga Toni Gogu.
Ismaili ka qënë kandidate për PS në qarkun e Vlorës. Në vitet e fundit, ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”, duke ofruar asistencë për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Është gjithashtu aktiviste e shoqërisë civile.
Sa i përket Toni Gogut ai do të marrë detyrën si Ministër i drejtësisë duke zëvendësuar Besfort Lamallarin që iku te Punët e Brendshme. Ai ka shëryer si Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin që prej shtatorit të vitit 2025. Nga viti 2001 deri më 2005, ka shërbyer si kancelar në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Në vitin 2005, u emërua Drejtor i Departamentit të Kërkimeve Shkencore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Nga viti 2005 deri më 2012, ka qenë Drejtor i Departamentit Ligjor në Bankën e Shqipërisë. Më pas, nga nëntori 2012 deri në korrik 2015, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Nga shtatori 2015 deri në tetor 2017, ka qenë Drejtor Kombëtar i organizatës Ëorld Vision për Ballkanin Perëndimor.
Në tetor 2017, Gogu u emërua Zëvendësministër i Drejtësisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 2019. Nga viti 2019 deri në shtator 2020, ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.Nga nëntori 2020 deri në mars 2021, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut Tiranë.
Në vitin 2021, u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku shërbeu deri në vitin 2025. Gjatë mandatit të tij, ka qenë Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Nënkryetar i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Ka marrë pjesë në punimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.