Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

Nga arrestimet te dëbimet! Përplasje e fortë diplomatike mes Francës dhe Iranit

Ministria e Jashtme e Iranit e ka cilësuar si “të paligjshëm” vendimin e Francës për të dëbuar dy diplomatë iranianë, në përgjigje të vendimit të Teheranit për të mos lejuar kthimin e dy diplomatëve francezë në Iran.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se veprimi i Francës është një kundërpërgjigje ndaj një mase që Irani e konsideron të ligjshme dhe se ai nuk i ndihmon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dy diplomatët francezë ishin arrestuar për pak kohë në Iran në korrik, pasi autoritetet iraniane i akuzuan për “ndërhyrje në çështjet e brendshme” të vendit. Javën e kaluar, Baghaei njoftoi se ata nuk do të lejoheshin të ktheheshin në Iran.

Në përgjigje, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se Franca do të dëbonte dy diplomatë iranianë. Ai e justifikoi vendimin me trajtimin “e patolerueshëm” që, sipas tij, iu bë diplomatëve francezë.

Barrot tha se diplomatët francezë ishin ndaluar në shkelje të hapur të imunitetit diplomatik dhe se ndaj tyre ishte kryer edhe një akt “jashtëzakonisht serioz intimidimi” nga shërbimet iraniane të sigurisë.

Nga ana tjetër, Baghaei ka kërkuar që Franca të kërkojë falje për veprimet e diplomatëve të saj, të cilat Irani pretendon se kanë shkelur Konventën e Vjenës.

Përplasja e fundit ka rritur edhe më tej tensionet diplomatike mes Francës dhe Iranit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT