Valbona që dikur të mbushte me jetë, sot të bën të qash

Nëse ka diçka që mund t’ia ngrinte lavdinë veriut të vendit, saktësisht Tropojës, është Parku Kombëtar i Valbonës.E me sa duket shumë shpejt duhet t’i referohemi në të shkuarën “ishte”, sepse në natyrën e virgjër të Valbonës ka nisur prej kohësh “përdhunimi”.Në luginën e Valbonës janë duke u ndërtuar HEC-e me një çmim të panegociueshëm: shkatërrimi i natyrës!Nëse një turist ose qytetar shqiptar merr rrugën për në Tropojë, nuk e merr për të parë fshatin e Sali Berishës, por për të parë dhe shkelur Valbonën, e cila dje të magjepste me bukurinë e saj të pakrahasueshme.Uji i kristaltë dhe i ftohtë si akulli i lumit Valbona, shpatet e thepisura që ngrihen përreth luginës dhe bredhat janë (ishin) karakteristikat që e bëjnë (bënin) Parkun Kombëtar të Valbonës një vend përrallor dhe atraksion të padiskutueshëm turistik.Tashmë Valbona ka humbur shkëlqimin e saj… Valbona që dikur të mbushte me jetë, sot të bën të qash.Një vajzë e re, me profesion piktore, ka shkruar për JOQ Albania pasi ka vizituar Valbonën javën e shkuar.Ajo shprehet:

Përshëndetje JOQ! Nga një mrekulli dikur, ja si është kthyer Valbona sot!

Jam piktore dhe ishim një grup që e vizituam Valbonën për të bërë piktura, u nisëm dhe kur po bëja fotot më erdhi një punonjës aty dhe më pyeti nëse kisha autorizim për t’i bërë fotografitë. I thashë jo dhe më tha që nuk lejohet të shkrepësh aparatin këtu.

Besoj jeni me leje për këto punime apo jo?”, ia ktheva unë dhe iku pa më folur, vetëm më tha si nën zë “të lutem mos fotografo më.”

Thuhet se leja për ndërtimin e HEC-eve në luginën e Valbonës është dhënë nga ish-kryeministri Berisha në kohën e qeverisjes së tij dhe që atëherë nuk është tentuar të kthehet pas. Pazaret e politikës po na shkatërrojnë natyrën dhe jo vetëm./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT