Dule kundër Spahiut: Deklaratat antikushtetuese, të ndërhyrë Topi

Debatet mbi regjistrimin e popullisë së Shqipërisë mbi bazën e kombësisë dhe fesë kanë sjellë reagimin e kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e njeriut Vangjel Dule. Në një komunikim me median, Dule theksoi se nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu e përdor çështjen e ndryshimit të kombësisë si një fushatë për qëllime personale. Dule nuk nguroi ti cilësojë si antikushtetuese deklaratat e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa gjeti rastin ti bëjë thirrje Presidentit Bamir Topi ti japë fund këtyre sulmeve që sipas tij po i bëhen minoritetit grek në Shqipëri.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut