Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë, në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës, ku janë përfshirë në një përplasje dy kamionë dhe një automjet i vogël.

Siç dëshmohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarje, goditja ka qenë tejet e fortë, duke bërë që makina e vogël të shkatërrohet plotësisht dhe të bëhet “petë” mes mjeteve të tonazhit të rëndë.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të nisur hetimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti masiv, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e personave që ndodheshin në automjete.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT