Albin Kurti, darkë të gjatë vegjetariane me Sali Berishën

Një darkë e shtruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, të cilët janë parë së bashku për disa orë në Tiranë. Në tavolinë ishin të pranishëm, ish-kryeministri, Pandeli Majko dhe ish-kandidati për president, Artan Hoxha.

Darka vegjetariane në Pallatin e Brigadave, e shtruar të hënën vonë për pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare “Fqinjët e Shqipërisë”, ka bërë bashkë Berishën dhe Kurtin të cilët nuk është se njihen për marrëdhënie të afërta, raporton gazeta “JNK”.

Kurti gjatë intervistave për mediet shqiptare është munduar të fshehë marrëdhëniet e ngurta mes tij dhe kryeministrin të Shqipërisë. Por një gjë e tillë shihet qartë pasi Berisha në asnjë moment nuk e ka pritur liderin e VV-së në zyrë.

Mirëpo, Berisha gjithashtu nuk ka marrëdhënie të mira as me kryeministrin, Hashim Thaçi, pavarësisht se takimet e tyre kanë qenë shumë të shpeshta. Kjo u dëshmua nga një kabllogram i Uikileak, ku thuhej se Thaçi ishte ankuar tek zv.ambasadori amerikanë në Kosovës, Michael McMurphy se kryeministri i Shqipërisë përzihet në politikën e Kosovës.

Kurti është lideri i forcës së tretë më të madhe politikë në Kosovë dhe ai hapur mbështet bashkimin me Shqipërinë ndërsa kundërshton simbolet e shtetit kosovar. Lideri i Vetëvendosjes është shumë popullor në Shqipëri, por takimet zyrtare me Berishën në Tiranë nuk i ka pasur të shpeshta.

Konferenca e titulluar “Fqinjësia shqiptare” është mbështetur nga “Rockfeller Brother Fund” dhe Bashkia e Tiranës kurse janë diskutuar tema si politika, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, edukimi dhe media me pjesëmarrës nga të gjitha hapësirat shqiptare në rajon.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT