Vetëm burrë dhe grua? Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmjen e sotme në seancën maratonë projektligjin për barazinë gjinore.

Drafti i propozuar nga Partia Socialiste është miratuar me 77 vota pro dhe 36 kundër. Opozita ka qenë kundërshtari më i fortë i këtij projektligji duke thënë se ky draft ka për qëllim zhdukjen e familjes tradicionale shqiptare dhe përfshirjen e disa gjinive në vend.

Ndërkohë në projektligj është e përcaktuar se të vetmet gjini në Shqipëri janë burrë dhe grua.

Ndërkohë ‘përkatësi e shumëfishtë’ i referohet kombinimit gjinor burrë-grua me karakteristika sociale me baza diskriminuese si përshembull; burrë i varfër, vajzë rome. Këto përkatësime siç mazhoranca saktësoi sot, janë referuar nga Ligji për diskriminimin, i miratuar në vitin 2010 në Kuvend nga qeveria Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT