‘T’më thotë mua shko në të sëmës’, sanksionimi i ‘bossit’ të kazinove Luftar Hysa, Ahmetaj: Pyesni Ramën që më kërcënonte me drejtësinë

Departamenti i Thesarit në SHBA ka sanksionuar 4 vëllezërit e familjes Hysa me në krye Luftar Hysën, të akuzuar se nëpërmjet kazinove të tyre dhe bizneseve të tjera të ngritura kryesisht në Meksikë dhe Kanada, kanë pastruar paratë e drogës të kartelit famëkeq ‘Sinaloa’.
Luftar Hysa gjithashtu është pronar dhe i një kazinoje në Shqipëri që ndodhet në zonën e ‘Liqenit të Thatë’.
Ish numri 2 i qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj, në një lidhje telefonike për studion e ‘Çim Peka Live’, tha se për këtë çështje duhet të pyetet mirë kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera ai shtoi se në kohën kur ai ka qenë ministër i Financave, nuk ka lëshuar asnjë licencë për hapjen e kazinove.
“Licencat e kazinove i jep Autoriteti i Lojërave të Fatit dhe ka autoritet Ministri i Financave. Kur kam qenë unë ministër nuk ka pasur licenca të lëshuara. Personat që ka sanksionuar Thesari. Pyesni Edi Ramën që të më quajë sy zgurdulluari dhe të thotë të shkoj në të sëmës dhe të thotë që po të isha unë prokuror dhe gjyqtar ai do ta kishte shumë keq dhe … do të shkoj në të sëmës siç shkova. Pyesni Ramën. Këtë shprehjen në arrati e keni qejf juve” tha Ahmetaj.