Rama shpërndan pamje mahnitëse nga qyteti i Vlorës: Këtë të diel qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje mahnitëse nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Në postimin e tij, Rama vë në pah bukurinë e Vlorës dhe duke theksuar se këtë të dielë qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetar bashkie.https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1762155044xscreenshot-7-295.jpg

“Mirëmëngjes dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës, ku në garë janë tre kandidatë: e PS Bruna Mersin, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT