“Do e bëjmë Italinë të njohë muzikën shqiptare” ky është premtimi i motrave Sinani

Dy motrat shqiptare të grupit ‘Sindolls’ Ina dhe Serena Sinani, të cilat konkuruan në natën e parë të “The Voice of Italy” bënë për vete 4 trajnerët këngëtarët e njohur të muzikës italiane Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno dhe Elettra Lamborghini.

Të katër trajnerët pasi dëgjuan zërin e motrave binjake i kthyen menjëherë karriget për to.

Motrat Sinani performuan shqip këngën rap me titull “Shumë pis” të kënduar nga Era Istrefi dhe Ledri Vula. Gjatë një interviste të dhënë për “Gazetën Shqiptare” ato rrëfejnë se kanë vendosur të këndojnë shqip nga fillimi deri në fund të spektaklit. Por cila është arsyeja?

Sipas motrave, ato duan që ta bëjnë të njohur gjuhën shqipe në itali, muzikën dhe vlerat shqiptare dhe sigurisht krenarinë se janë shqiptare.

Ato janë shprehur:

Po, një nga objektivat tona është që ta bëjmë Italinë të njohë muzikën dhe kulturën shqiptare, sepse përfaqëson origjinën tonë dhe do të ishte shumë bukur që sa më shumë persona të zbulojnë sa e mrekullueshme është.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT