“Kush bashkëpunon me armikun është armik!” Iranianët ndalohen të flasin në mbështetje të SHBA-Izrael, KËRCËNON gjyqësori: Do trajtohen sipas parimeve islame në kohën e luftës

Sot lufta ka hyrë në ditën e pestë dhe situata sa vjen edhe tensionohet akoma edhe më shumë në Lindjen e Mesme. Së fundi një deklaratë e fuqishme është bërë nga kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholam Hosseini Mohseni Ejehe i cili ka paralajmëruar njerëzit të mos “thonë ose bëjnë asgjë në mbështetje të të luftës SHBA-Izrael kundër vendit”.
“Tani kemi njoftuar gjithashtu se ata që bashkëpunojnë me armikun në çfarëdo mënyre do të konsiderohen armik”, tha Ejehe për televizionin shtetëror. “Siç thamë, rastet e trazirave janë përparësi.”
Më tej ai shtoi: “Ata që thonë ose bëjnë diçka në përputhje me vullnetin e Amerikës dhe regjimit sionist janë në anën e armikut dhe duhet të trajtohen sipas parimeve revolucionare, islame dhe në përputhje me kohën e luftës.”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë bërë thirrje që iranianët të rrëzojnë qeverinë e tyre gjatë luftës, ku Trump është shprehur se ka të ngjarë që ky të jetë “shansi i tyre i vetëm për brezat në vijim”.
Kujtojmë se më herët gjatë këtij viti mijëra njerëz u vranë nga regjimi islamik iranian, gjatë protestave mbarëkombëtare, të cilat OKB dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut dokumentuan përdorimin e gjerë të forcës vdekjeprurëse kundër demonstruesve.