“Luftë” në Rinas, dyshohet për dy të vrarë nga përplasja me armë mes dy makinave

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë pranë Rinasit.
Nga të dhënat e para të siguruara nga gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta, dyshohet se është qëlluar me armë nga dy automjete, të cilat janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Një nga makinat tip Toyota me targa greke.
Dyshohet se në këtë ngjarje kanë mbetur të vrarë dy persona.