Fajin e ka Franca: Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit, më e vështirë se kurrë të anëtarësohen në BE

Komisioniari i Zgjerimit të BE’së, Oliver Varhelyi ka konfirmuar se një prej arsyeve për politika më të ashpra rreth anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në këtë bllok, janë edhe dyshimet e Francës se a duhet të anëtarësohen këto vende ose jo.
Kështu deklaroi ai sot gjatë qëndrimit në Beograd, ku tha se e gjithë kjo u bë për t’i ‘zbutur’ qëndrimet e Francës, rreth kësaj çështje.
“Ne kemi bërë metodologjinë e re për vendet e reja që duan të anëtarësohen, kjo për të zbutur shqetësimet e Francës se a duhet lënë gjashtë vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në bllok ose jo”, tha komisionari i BE’së.
Tutje, Varhelyi ka shtuar se rruga e këtyre vendeve drejtë BE’se do të bëhet më e lehtë, atëherë kur rajoni të stabilizohet më shumë
Këtu, ai përmendi edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, pa të cilën ia theksoi edhe Presidentit Serb, Aleksandar Vucic, se nuk mund të anëtarësohen në bllok pa e përfunduar atë.
Sa i përket çështjes së anëtarësimit, theksojmë se gjatë muajit tetor, Presidenti Francez, Emmanuel Macron i dha një ‘JO’ të madhe hyrjes së Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në BE.
Në vazhdën e kësaj, rreth dy ditë më parë Bashkimi Europian ka prezantuar metodologjinë e re për anëtarësim, e cila duket mjaftë e ashpër dhe që do shumë punë.