Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Këto janë pamjet nga skena e krimit në Korçë pasditen e sotme, ku mbeti i vrarë ushtaraku Johan Zuko në lagjen nr. 14 dhe autor i krimit në kërkim është shpallur shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Stejro, me precedentë penalë.

Në muret e pallatit shihen shenjat e lëna nga plumbat, duke dëshmuar për momentet e përplasjes së armatosur që përfundoi me vdekjen e të riut.

Zuko u përpoq të shpëtonte duke vrapuar, por Stejro e arriti dhe e qëlloi me kallash, ku një tek plumb në shpatull i mori jetën 20-vjeçarit.

Në dysheme janë ende të dukshme gjurmë gjaku, të mbetura pas ngjarjes së rëndë. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, viktima ishte ndjekur nga autori i dyshuar deri në pallat, ku më pas është qëlluar me armë zjarri.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të skenës së krimit, ndërsa ekspertët kriminalistikë po administrojnë çdo provë të gjetur në vendngjarje.

Ndërkohë, RENEA dhe forca të shumta policie vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, Kristjan Sterjo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT