Gilmando Dani u vra, shoferi i “S Class” është pronari i hotelit “RAMEL” në Tiranë (EMRI)

Muçi Shaljani, personi i mbetur i plagosur në atentatin e ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit, rezulton se është biznesmen në Tiranë dhe ka në pronësi hotelin “RAMEL” në qendër të kryeqytetit.

Newsbomb.al mëson ekskluzivisht se burri rreth 40 vjeç, Muçi Shaljani merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotel “RAMEL” më Tiranë.

Ai ishte shofer i mjetit luksoz Mercedes Benz S Class dhe pasagjer në vendin e parë kishte Gilmando Danin, i cilësuar si mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij në veprimtarinë kriminale, kryesisht, të gjobëvënies.

Gilmando Dani u vra, shoferi i

Hotel “RAMEL” më Tiranë

Autorët raportohet se kanë qenë në një makinë me targa greke dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallshanikovi nga ana e djathtë e mjetit, pasi Gilmando Dani ndodhej në vendin e parë si pasagjer.

Nga breshëria, plumbat kanë përshkruar dhe anën tjetër, duke prekur dhe shoferin. Paraprakisht, bëhet me dije se viktima sapo ishte kthyer nga Barcelona, ndërkohë që mjeti luksoz nuk ishte në pronësi të të plagosurit Muçi Shaljani, por i shtetasit Ervis Kosova.

Është e paqartë sesi ka mund të dalë nga qelia Gilmando Dani, pasi rreth 5 vite më parë ai është dënuar me 12 vite burg për rastin e shantazhit dhe gjobëvënies ndaj biznesmenit Ylvi Beqaj, pronar i ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Një makinë “Toyota Yaris” është gjetur duke u djegur në zonën e Fushë Krujës, ku u raportua menjëherë pas atentatit se u drejtuan atentatorët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT