Rama: Qendra Shëndetësore Verore e Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njofton se qendra shëndetësore pranë Kishës së Laçit, tashmë është e hapur.

Lajmin e bën të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, duke ndarë pamje nga kjo qendër shëndetësore.

Ky është sezoni i parë veror në të cilën është hapur kjo qendër, e se do të jetë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve të këtij vendi të shenjtë.

“Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj
Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT