Zjarri në Maliq, pamje nga brenda banesës së shkrumbuar nga flakët ku humbën jetën nënë e bir (VIDEO)

Janë publikuar në media pamje nga brenda banesës së shkrumbuar në Maliq, ku për pasojë humbën jetën nënë e bir.

Nga pamjet shihet se çdo orendi brenda në banesë është e shkrumbuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës, teksa shkak për flakët, dyshohet të jetë bërë soba me dru.

Vajza e mitur, 6 vjeçe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT