‘Mjekët shqiptarë që shkuan në Itali s’kanë certifkim’, Manastirliu: Certifikimi është vetë licensa e tyre, po bëhet vetëm ndarja…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me deklaratën e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha se mjekët dhe infermierët shqiptarë do t’i nënshtrohen një testi pasi kishin shkuar atje pa certifikimin përkatës.

Në një intervistë për abcnews, ministrja Manastirliu tha se certifikimi është vetë licensa që ata kanë, dhe se testimi do të kryhet vetëm për të bërë të mundur ndarjen e tyre në repartet përkatëse.

“Dokumenti certifikues është vetë licensa e tyre. 30 mjekët dhe infermierët i kanë licensat. Por për t’i ndarë duhet edhe një vlerësim tjetër siç bëhet në çdo vend të botës. Pasi ata nuk janë mjekë dhe infermierë që i përkasin një fushe a kategorie, duhet të vlerësohen të ndahen dhe të çohen në repartë të caktuara”.

Gazetarja Mirela Milori: Si është situata e mjkëve në Shqipëri?

“Unë kontaktoj me ta çdo ditë. Me ekipin, infermierët. Mund të them që ata kanë moral të lartë dhe janë shumë të fortë. E dinë që janë me njëri-tjetrin dhe eksperienca i bashkon. Doktor Kalo, Pipero, Harxhi. Të gjithë janë në frontin e parë të kësaj lufte. Ndonjëherë ata na motivojnë ne më shumë se sa ne ata. Puna që ata bëjnë është e jashtëzakonshme, pasi japin maksimumin për pacientët, për të gjithë qytetarët. Dua të përmend epidemiologët, pasi puna e tyre është shumë e madhe, edhe pse nuk vihet re shumë mirë. Puna që ata po bëjnë me hetimet dhe gjurmimet e kontakteve të të prekurve, është shumë e lartë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT