VIDEO: Agjentët mësyjnë te apartamenti në qendër të Tiranës, 24 vjeçarja braziliane kapet me dy të rinj, ushtronte prostitucion me 50 mijë lekë

Një vajzë nga Brazili është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, bashkë me tutorin e saj 25 vjeçar po nga Brazili, pasi ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit në apartamente me qira ditore.
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, agjentët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:
– A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
– G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.
Gjatë ndërhyrjes në një apartament që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K, të cilët ishin klientë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.