SPAK: 29 nga sekuestrimet e OFL janë në kundërshtim me ligjin

Përmes një njoftimi zyrtar SPAK ka bërë sot me dijeni se janë marrë në shqyrtim rastet e paraqitura nga OFL-ja sa i takon sekuestrimit të pasurive.

Në total janë 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro.

Nga këto 71 janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Për 31 pasuri Struktura e Posaçme e ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020.

Në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Për rastet e tjera do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës – thuhet në deklaratën e SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT