Qëndroi një muaj në koma dhe betejë me sëmundjen e rëndë, avokati Saimir Vishaj tregon për ilaçin “magjik”

Avokati Saimir Vishaj, përmes një postimi në rrjete sociale ka deklaruar se ka fituar betejën me sëmundjen e rëndë duke u bërë doktor dhe psikolog i vetes.
Ish-kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, shkruan në Facebook se optimizmi është ilaçi më i mirë ndaj çdo sëmundjeje.
“Kjo flamë e keqe që më zuri dhe beteja me të u fitua, tregon se njeriu duhet të bëhet doktor dhe psikolog i vetëvetes. Optimizmi është ilaçi më i mirë ndaj çdo sëmundjeje.“-shkruan Vishaj.
Avokati Saimir Vishaj përfundoi për një muaj në koma ndërsa luftoi me sëmundjen e rëndë derisa ia doli. Më herët në rrjete sociale Vishaj shkruante se ia doli të mposhtë sëmundjen e mallkuar.