Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Manjani: Me këtë vendim Veliaj është ende kryetar

Juristi Ylli Manjani ka folur mbrëmjen e kësaj të enjte në Euronews Albania, në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë. 

Manjani thotë se ky vendim pezullon automatikisht përgatitjen administrative të zgjedhjeve. 

“Po, është ende kryetar Erion Veliaj, derisa ta japë vendimin Gjykata Kushtetuese nëse pranon shkarkimin e tij. Se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese është temë tjetër, nuk dua të hyj në botën e spekulimeve, pa dyshim që kemi të gjithë një opinion.
Pasoja është kjo, me pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë ka marrë automatikisht fuqi ligji 115 i Kushtetutës. Qeveria dhe Presidenti me vendimin e tyre janë të pezulluar.
Procesi i gjykimit është çliruar nga presioni se po bëhen zgjedhje. Ky pezullim ngrin çdo gjë në përgatitjen administrative të zgjedhjeve. Nëse thuhet se është i drejtë, atëherë Presidenti bën një dekret të ri për zgjedhje në një datë tjetër nga 31 tetori.”-tha Manjani. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT