Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kos, në një postim në platformën sociale amerikane X ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet.

“Urime @albinkurti për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, dhe, më e rëndësishmja, për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit. Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional. Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, shkruan Kos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT