Behgjet Pacolli përplaset me qeverinë shqiptare për Aeroportin e Vlorës!

Ditën e djeshme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj reagimeve të bëra së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës, lidhur me marrëveshjen e financimit prej 100 milion eurosh të lidhur mes kompanisë së tij MABCO dhe fondit Delphos Securities për projektin e Aeroportit të Vlorës.

Në reagimin e e bërë në Facebook, Pacolli e cilëson debatin rreth Delfosit një gënjeshtër të madhe që po shkakton dyshime në opinionin publik.

“Narrativa rreth Delfosit është një GËNJESHTËR e turpshme që ka krijuar huti në opinion dhe ka shërbyer si instrument për GJYQTARË të caktuar që lëshuan vendime gjyqësore të kundërligjshme”, shkroi dje Pacolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT