Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Mbretëria e Bashkuar përsëriti këtë të martë qëndrimin e saj se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo tarifa pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump u zotua të rivendosë bllokadën e anijeve iraniane në rrugën ujore strategjike dhe të vendosë një tarifë prej 20% për anijet e tjera.
Trump tha të marten se Shtetet e Bashkuara do të bëheshin “roje” e rrugës ujore dhe do t’u ngarkonin transportuesve tregtarë 20% të vlerës së ngarkesës së tyre për të kompensuar SHBA-në për sigurimin e kanalit.
“Është detyrë e SHBA-së të përcaktojë detajet e sakta të propozimeve”, u tha sot gazetarëve një zëdhënës i Downing Street.
“Ne gjithmonë kemi thënë se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pa taksa ose tarifa që mund të prishin tregtinë globale”, shtoi ai.