Aksident, ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares Mehdin Zhega

Mehdin Zhega

Ish-trajneri i kombëtares Mehdin Zhega ka ndërruar jetën pak pas mesditës së sotme në moshën 66 vjecare në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Vdekja e tij erdhi pas një aksidenti që kishte pësuar 1 vit më parë në Kanada.

Mehdin Zhega ish- trajneri i kombëtares ndodhej i shtruar në spitalin nr 5 të Neurokirurgjisë pranë QSUT-së. Zhega është transportuar nga një spital në Kanada ku ishte shtruar në koma që prej qershorit të 2011 pas një aksidenti të ndodhur në banesën e kunatit të tij.

Ish-tekniku kuqezi kishte rrëshqitur aksidentalisht në banjo dhe kishte përplasur kokën në pjesën e prapme të saj çka i shkaktoi këputjen e rruazës së fundit të pjesës së qafës dhe për 1 vit rresht ka qenë në gjendje të rëndë.

Kush ishte Mehdin Zhega: 

Medin Zhega ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji. Ka kryer studimet e larta edhe në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi” (sot Akademia e Sporteve).

Në periudhën 1963–1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.

Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmës-trajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun “Rothmans” në Maltë.

Ka fituar titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Në vitin 2009, gjatë transmetimit të spektaklit për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh “Vllaznia”, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.

Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanada-së, ai pëson një aksident i cili fatkeqësisht e dënon që të mbesë paraplegjik dhe ditën e sotme ndërroi jetë.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT