Rama poston pankartat nga protestat: Më ngjallin keqardhje fjalimet “krra-krra-krra”, por më argëtojnë memet

Kryeministri Edri Rama ka reaguar sërish në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” në lidhje me protestat e zhvilluara këtë javën e fundit në kundërshtim të resortit në Zvërnec.

Kësaj here kreu i qeverisë ka zgjedhur të publikojë foto të pankaratve-meme prej protestës, dhe ka shkruar se në fakt ato “i pëlqejnë”.

“RROFTË MEMEMANIA

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove

Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT