Hyn në fuqi vendimi, gjoba deri në 20 mijë lekë për këmbësorët që shkelin oraret e izolimit

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin edhe të këmbësoreve pas orës 18:00.

Madje në këtë vendim do ketë ketë edhe sanksione ndaj të gjithëve që nuk e zbatojnë atë.

Vendimi parashikon gjoba 10 mijë lekëshe dhe bllokim 3 muaj të automjetit nëse disponon një të tillë nëse nuk zbaton orarin.

Ndërsa nëse nuk zbaton shmangien e parqeve dhe zonave të tjera të ngjashme jashtë orarit parashikohen gjoba 20 mijë lekëshe dhe bllokim 3 muaj të mjetit.

Gjithashtu masa parashikohen edhe për personat që lëvizin jashtë orareve me biçikleta apo çiklomotorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT