Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për Komisionin mbi fondet IPARD, Gazment Bardhi “shpërthen” ndaj Ballës: S’pranon sepse ka përfituar babai i Suel Çelës

Është rrëzuar kërkesa e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD.

Burim për Newsbomb bëjnë me dije se përgjatë Konferencës së Kryetarëve, e cila u zhvillua paraditen e kësaj të mërkure, është hedhur poshtë kërkesa e bërë më herët nga një grup deputetësh demokratë lidhur me ngritjen e një komisionit të posaçëm sa i përket gjetjeve të OLAF për Fondet nga programi IPARD.

Refuzimi i kësaj kërkesë nga mazhoranca, ka shkaktuar dhe debate të forta në sallë. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi socialistët se po shmangin debatin dhe ngritjen e një Komisioni për këtë çështje pasi sipas tij kanë përfituar figura të njohura të botës së krimit, përfshirë këtu sipas demokratit edhe babai i Suel Çelës.

“Do kesh çdo javë kërkesë për mocion me debat. Nuk kemi ardhur këtu për pronat e Suel Çeles. Po marrin grantet e BE. Babai i Suel Çelës ka marre fondet e BE. Kërkesa jonë është ne përputhje me rregulloren”, mësohet t’i ketë thënë Bardhi-Ballës.

Ndërkohë sa i përket dy kërkesave të Partisë Socialiste të cilat ishin vendosur në rendin e ditës pritet që të diskutohen gjatë mbledhjes së ardhshme të Konferencës së Kryetarëve.

Socialistët kërkuan shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetës të  Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit ”Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”” si dhe për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo – Territoriale”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT