“Tamponët, të mjaftueshëm vetëm për ata që janë realisht të dyshuar”

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar sot se numri i tamponëve, eshte i mjaftueshem per ata persona qe jane realisht te dyshuar dhe jo per cdo person qe ka vizituar vende te prekura nga COVID-19.
“Marrja e tamponëve nuk është një dëshirë e qytetarit sic po rezulton deri tani. Në rastin e pandemisë, përzgjidhen ata persona të cilët kanë nevojë dhe janë të dyshuar ta marrin tamponin. Ky vlerësim bëhet nga ekspertët në bazë të kriterev të përcaktuara nga eksperpertë të OBSH dhe sic e bën e gjithë Europa.
Ne po përballemi me një fenomen, që cdo person që mendon se ka qenë në vendet ku ka COVID, vjen e kërkon të bëjë testin se mendon se është i infektuar pa pasur asnjë shenjë klinike dhe asnjë të dhënë që të ketë qenë në kontakt me persona të konfirmuar me COVID.
Ndaj ju lutem qytetarë, besojini specialistëve për ata që kanë nevojë ta bëjnë këtë test.
Tamponat janë krejtësisht të mjaftueshëm për ata persona që janë realisht të dyshuar”, tha Rakacolli.