Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut mbërrin në Vlorë me helikopter

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. 

Ai është shoqëruar nga forca të shumta sigurie dhe ekipe të posaçme të ambasadës amerikane. 

Delegacioni ka ndaluar fillimisht në Vilën qeveritare në Ujin e Ftohtë, ndërsa më vonë pritet që Adams të vizitojë edhe zonën e Orikumit. 

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të kësaj vizite në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit. 

Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se Adams do të zhvillojë takime joformale me përfaqësues vendorë dhe sipërmarrës të zonës. 

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT