Athina: Ekstremistët shqiptarë, incidente të paprecedent
Ministria e Jashtme greke dënon episodet e ndodhura dje në Këlcyrë, ku zyrtarë dhe përfaqësues nga Greqia, që mbërritën për festimet e Ditës Kombëtare të 28 tetorit, u pritën me protesta.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme greke thuhet:
“Gjatë festimeve për përvjetorin e 28 tetorit në Këlcyrë, një grup ekstremistësh dhe nacionalistësh shqiptarë shkaktuan sulme në shkallë të vogël, kundër përfaqësuesve të ambasadës greke, të cilët shkonin në vend për festimet. Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve të paprecedent, u kërkua ndërhyrja e policisë shqiptare”.
“Ministria e Jashtme dënon qëndrimet dhe veprimet, që kanë për qëllim të dëmtojnë festimin e Ditës Kombëtare greke dhe të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, të cilat zhvillohen pozitivisht për të mirën e të dy vendeve.
Shqipëria dhe Greqia po ndërmarrin hapa për të filluar një epokë të re në marrëdhëniet e tyre, bazuar në respektin e ndërsjelltë dhe në të ardhmen e përbashkët evropiane. Përgjegjësit e këtyre akteve duhet të marrin një mesazh të qartë, se dëshira dhe vullneti i qeverive të dy vendeve është i pakthyeshëm dhe reflekton vullnetin e vërtetë të dy popujve”, përfundon deklarata.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.