DEL FOTO: Ky është Leandro Shametaj, kamarieri 17-vjeçar që u përplas për vdekje sapo mbylli turnin

Personi në foto është 17-vjeçari Leandro Shametaj, i cili humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, pasi ai kishte mbyllur turnin e punës si kamarier, po kthehej në shtëpi me motor u përplas nga një automjet luksoz.
Policia njoftoi më herët se ështrë arrestuar shtetasi Haiti Bajramaj, 32 vjeç, shoferi automjeti tip “Porsche”, i cili ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Familjarët gjithashtu kanë bërë me dije se i mituri do të përcillet në banesën e fundit nesër, 29 tetor.