Buxheti/ Rama akuza PD-së: E vetmja gjë që mund të bëni është çorapi, ja se ç’më tha Saliu në vitin 1991 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka kërkuar më tepër vëmendje për Buxhetin e vitit 2018.Ai ka analizuar amandamentet e paraqitura nga Partia Demokratike duke deklaruar se ato janë përsëritje e programit elektoral të vitit 2005.“Amendamentet e PD tregojnë se kjo parti s’ka asnjë vizion alternativ; asnjë program për të ardhmen e vendit; asnjë ide tjetër përveç atyre të programit elektoral të vitit 2005, që rezultuan dëshira elektorale 8 vite rresht në qeverisjen e dështuar të kësaj force politike,” shprehet Rama.Ai ka hedhur edhe një sërë akuzash ndaj PD-së duke thënë se e djathta nuk ka ditur që të formojë shtet.“Kur e kam takuar për herë të parë Sali Berishën më 1991 më tha: “Ju doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet. Ne jemi të ndarë përjetësisht nga ai llum. E ka kthyer PD-në në një karagjozllëk kombëtar,” tha Rama.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT