ARMO drejt katastrofës, naftëtarët: Rrezikon shpërthimin, ndërhyni urgjentisht!
Rafineria e ARMO-s, pas problemeve në menaxhimin e saj, ajo po shfaq edhe probleme të tjera. Kompania fillon të shkojë drejt degradimit total, pasi edhe zjarrfikësit janë larguar nga puna, si shenjë protestë pasi nuk kanë marrë pagën për punën e kryer.Tashmë, krahas flakjes në rrugë të punëtorëve, kompania rrezikon të shkaktojë një katastrofë natyrore, pasi mund të nisë ndonjë vatër zjarri, e cila do të ishte një katastrofë për banorët që jetojnë përreth. Zjarrfikësit japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.Rreth 50 zjarrfikësit e Repartit Zjarrfikës, që varet nga kompania problematike e përpunimit të naftës, ARMO, janë të fundit që kanë ndërprerë punën dy ditë më parë. Arsyeja: Edhe ata kanë që në dhjetor që nuk paguhen, se bashku me 1100 punonjësit e tjerë të rafinerisë së ARMO-s.Por, grupimi i naftëtarëve të ARMO-s ka dhënë alarmin se shpërbërja e kompanisë po rrezikon një katastrofë. “Reparti zjarrfikës varet nga ARMO, dhe e ka në administrim uzina e Ballshit. Atje ka rezervuarë të mbushur me lëndë djegëse, që në çdo moment mund të shpërthejnë dhe zjarrfikës nuk ka”, ka pohuar grupimi i naftëtarëve që ka kontaktuar me shqetësim redaksinë e Monitor. /ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!