Autostrada Tiranë-Durrës shkakton trafik të rënduar në kryeqytet, Policia sugjeron rrugët alternative

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar të hënën për një trafik të rënduar brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij, për shkak të mbylljes së përkohshme të një pjese të Autostradës Tiranë–Durrës.

Bllokimi i qarkullimit erdhi si rrjedhojë e nisjes së projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, duke menaxhuar qarkullimin. Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se punimet do të zhvillohen me segmente, me një kohëzgjatje të llogaritur prej 1 deri në 2 ditë për çdo segment.

Fazat e punës (Krahu Vorë-Durrës):

Vorë-Maminas (Nisur sot)

Maminas-Sukth

Sukth-Fllakë

Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit

Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit

Të gjithë përdoruesit e rrugës këshillohen të përdorin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të fillojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, duke ndjekur të njëjtat segmente dhe afate kohore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT