Demonstrata, fillon ecja homazh nga selia e PS drejt Bulevardit

Ka filluar pak çaste më parë ecja e demonstruesve në Bulevardin Dëshmorët e
Kombit në Tiranë.
Demonstruesit janë grumbulluar në qendër të Tiranës në afërsi të Partisë Socialiste dhe më pas, me kurora në duar kanë nisur ecjen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Në vendin ku ndodhi vrasja e tre demonstruesve më 21 janar, janë vendosur fotografi të mëdha të tri viktimave, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.
Njoftohet se tubimi do të zgjasë deri rreth orës 15:00 pasi planifikohet që pothuajse të gjithë pjesëmarrësit do të vendosin lule në vendin kuu vranë tre persona në demonstratën e 21 janarit.