“80 kombësi ka rreth asaj vatre”, Rama ndan pamje nga koncerti i Kanye West: Tirona O nona…

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga koncerti që po mbahet në Tiranë nga Kanye West.

Me një skenë sferike, që krijon iluzionin e Tokës, Ye performon live në kryeqytet, duke mbledhur kështu dhe turistë nga shtete të tjera.

“80 kombësi ka rreth asaj vatre”, shkruan Rama krahas pamjeve, duke theksuar kështu prezencën e madhe të turistëve.

Më herëy, artisti u prit në Tiranë nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Kujtojmë se qendrat dhe rrugët e kryeqytetit janë mbushur këtë të shtunë me të rinjtë e huaj që kanë ardhur për këngëtarin e tyre të preferuar. Për shumë prej tyre është hera e parë që ndjekin një koncert të një prej artistëve më të njohur të muzikës moderne.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT