VIDEO/ Skandal në Elbasan, ja si shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e Rrugores

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku shoferi i Prokurorit të SPAK, Alfred Shehut është përfshirë në një sherr verbal me Shefin e Qarkullimit Rrugor.

Sipas asaj që Ora News bën me dije, Mateo Ademi, 25-vjeç, në orën e para të paradites së sotme, pranë godinës së Postës në qytetin e Elbasanit ka kërcënuar shefin e Rrugores në Elbasan.

Lidhur me këtë ngjarje Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar në gjendje të lirë 25-vjeçarin, me gardën Inspektor pranë Gardës së Republikës, i cili shërben dhe si shoferi i Shehut.

Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të forta, duke marrë parasysh faktin se Ademi është punonjës i Gardës së Republikës, i caktuar pranë një prokurori të SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT